17:23 / E Mërkurë, 17 Tetor 2018 / indeksADMonline

Ja sa kushton veshja e Meghan Markle, që e mbante gjatë ditës së sotme

Dukesha e Sussex e cila tashmë ka zbuluar se është shtatzënë ka veshur pantallona australian në vlerë prej 140 funta.

Ajo është shfaqur me gardërobë formale me fustane që kur ka shkuar në Australi ditën e hënë, por Meghan shihet se i është kthyer stilit të saj të rëndomtë sot.

Gruaja e Princ Harry kishte veshur sot një palë xhinse nga brendi Outland kur ajo arriti sot në Dubbo.

Meghan, 37 vjeçare mbuloi barkun i cili mund të jetë në fillimet e saj të fryrjes me një këmishë të gjerë të bardhë nga Maison Kitsune, e cila kushton vetëm 40 euro.

Ndërsa xhaketa e saj kushton 110 funta.

Ndërsa, çizmet e saja nga marka J.Crew kushtojnë 172 funta apo 227 dollarë./Indeksonline/