08:21 / E Shtunë, 08 Korrik 2023 / Gj. Sh

Ja sa para do të përfitoj Ballkani nëse Ermal Krasniqi transferohet në Arabai

Të premten medium rumun “Pro Sport”, ka raportuar se futbollisti kosovar, Ermal Krasniqi do të transferohet në Arabinë Saudite.

Skuadra e Al-Riyadh thuhet se i ka ofruar CFR Cluj 5 milionë euro për ish-futbollistin e Ballkanit, shkruan IndeksOnline.

Propozimi i Al-Riyadh është që shuma të paguhet me disa këste, ndërsa Cluji po kërkon që shuma të paguhet në dy këste.

Nga ky transferim i Krasniqit në Arabi, do të përfitoj edhe skuadra e Ballkanit.

Kampioni i Kosovës ka marr 300 mijë euro nga shitja e tij por ka edhe 15 për qind të vlerës së kartonit.

Në rast se Krasniqi shitet për 5 milionë euro, Ballkani do të përfitojë edhe 750 mijë euro./IndeksOnline/