75 Mall Live Search
20:12 / E Martë, 11 Shkurt 2025 / Gj. Sh

Ja sa para do të përfitojë Emërllahu te Cluj

Transferimi prej 800 mijë eurosh i Lindon Emërllahut nga Ballkani te Cluj theu rekordin e një “eksporti nga Kosova”.

Emërllahu do të përfitojë 700 mijë euro në tre vjet e gjysmë kontratë, njofton Klan Kosova.

Për më tepër, suharekasi do t’i arkëtojë 60 mijë euro nëse klubi i tij siguron garat evropiane.

Ndërkaq, Cluj pritet t’ia bëjë pagesën kampionit kosovar me një këst, transaksion që duhet kryer brenda dhjetë ditësh.