09:14 / E Diele, 22 Janar 2023 / Gj. Sh

Ja sa pritet të dënohet Dani Alves pas akuzës për sulm seksual

Dani Alves e ka kaluar natën e tij të parë i mbyllur në burgun Brians 1.

Ish-ylli i Barcelonës akuzohet për një krim të dyshuar të sulmit seksual, i cili, për momentin, ka çuar tashmë në pranimin e tij në paraburgim pa lirim me kusht.

Braziliani është akuzuar për një krim të sulmit seksual.

Sipas deklaratës së viktimës, të cilën gjyqtari hetues e konsideron “të fortë dhe këmbëngulës”, lojtari e ka futur me forcë në një banjë të vendosur në një dhomë private në klubin e natës Sutton në Barcelonë natën e 30-31 dhjetorit.

Dani Alves po përballet me një krim të dyshuar sulmi. Dënimet variojnë nga katër deri në dymbëdhjetë vjet burg.

Futbollisti pranon se ka qenë në diskotekë, por pohon se ka qenë për një periudhë të shkurtër kohe dhe mohon sulmin seksual që i atribuon viktima.

Ndërkohë, klubi i tij, Pumas, ia ka shkëputur kontratën Dani Alvesit.