13:22 / E Enjte, 06 Gusht 2020 / indeksADMonline

Ja sa raste aktive me koronavirus janë në kryeqytet

Prishtina është vendi më i prekur nga koronavirusi në Kosovë, me gjithsej 3 mijë e 103 të infektuar që nga fillimi i pandemisë.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka publikuar statistikat e COVID-19 të përmbledhura sipas moshës që nga fillimi i pandemisë në kryeqytet.

Numri i rasteve aktive me koronavirus në kryeqytet është 1 mijë e 536, ndërsa numri i të shëruarve është pothuajse i njëjtë, 1 mijë e 533.

Numri i të vdekurve nga koronavirusi ka shkuar në 34.