13:00 / E Martë, 16 Shkurt 2021 / OSH

Ja sa vota fitoi ish- drejtori i policisë Rashit Qalaj, në Ferizaj

IndeksOnline ka arritur të sigurojë listën e plotë të votave të fituara nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), në Ferizaj.

Numri 13 i kësaj liste, që e barte ish- drejtori i policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka arritur të sigurojë në këtë komunë 2 mijë e 403 vota, transmeton IndeksOnline.

Në po të njëjtën komunë, Enver Hoxhaj ka marrë 6 mijë e 197 vota, si dhe Elmi Reçica 6 mijë e 800.

Vlen të përmendim faktin se Komisioni Qëndror Zgjedhor (KQZ) nuk ka numëruar ende votat e diasporës, ato me kusht si dhe të personave me aftësi të kufizuara. /IndeksOnline/

This image has an empty alt attribute; its file name is pdk-1-.jpg