23:16 / E Premte, 08 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Ja sa vota kishte marrë Aida Dërguti në zgjedhjet e përgjithshme (Dokument)

Deputetja e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Aida Dërguti ishte njëra prej personaliteteve më të përfolura gjatë ditës së sotme në mediat elektronike dhe televizive.

E gjitha kjo pasi të njëjtës iu publikua një sms ku shfaqet vulgariteti i saj ndaj themeluesit të LVV-së, Albin Kurti. Këtij të fundit ajo i drejtohet me fjalën “mut”, shkruan Indeksonline

Mirëpo, sa vota kishte marr Dërguti në zgjedhjet e përgjithshme. Sipas dokumenteve të publikuara nga KQZ-ja del se ajo ka arritur që në zgjedhjet parlamentare të marrë 32,460 vota. Kësisoj, Dërguti arriti që nga partia t’i besohet edhe posti i nënkryetares.

Ndërsa deputetet tjera që e ndjekin me vota janë; Albulena Haxhiu me 19,520 ndërsa Donika Kadaj –Bujupi me gjithsej 15,886 vota. /Indeksonline/