08:09 / E Diele, 09 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Ja se si mund të bëni masazh

Bëni masazh tetë deri në dhjetë minuta

Ndoshta nuk ekziston njeri i cili nuk e do masazhin, mirëpo ekzistojnë njerëz të cilët masazhin e konsiderojnë akt tepër intim, andaj nuk dëshirojnë t’u bëjnë masazh ndonjë i panjohur – por ekskluzivisht dikush nga familjarët, më ideale është kur masazhin e bën partneri.

Lëvizjet duhet të jenë të lehta dhe të buta, më parë fillo nga pjesa e sipërme e shpinës.

Pastaj në radhë është qafa – masazhi i qafës le të mos zgjasë më shumë se katër deri në gjashtë minuta.

Në këtë rast përdoret gishti i madh, ndërsa në fund e gjithë dora (nyjat e gishtave).

Pastaj kujdesin orientoje në pjesën e poshtme të shpinës dhe në vithe, aty do të mësosh edhe si të bësh masazhin me bërryl.

Kësaj pjese të trupit bëri masazh katër deri në gjashtë minuta. Pastaj radhën e kanë këmbët dhe shputat.

Masazhi bëhet me të dyja duart dhe zgjat deri në tetë minuta.