75 Mall Live Search
17:21 / E Enjte, 08 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Ja si do të jetë koha ditën e premte në Shqipëri

Edhe gjatë ditës së nesërme do të kemi mot të paqëndrueshëm dhe luhatje të temperaturave.,

Ja si e parashikon kohën METEOALB për ditën e nesërme:

Parashikohen kthjellime dhe vranësira kalimtare qe do te dominojnë në të gjithë territorin deri në mesditë kur vranësirat shtohen në territor duke gjeneruar rrebeshe të shkurtra në zonat Qendrore.

Pasditja e te premtes dhe mbrëmja mbeten me kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta por në mesnatë vranësirat mbulojnë të gjithë vendin duke ri-sjellë reshje fillimisht në Jug.

Temperaturat e ajrit do të ulen me 2°C gjatë mëngjesit ndërsa mesdita do të ruajë vlera termike thuajse konstante.

Temat: