18:00 / E Diele, 10 Nëntor 2019

Ja si do të vishen vajzat e famshme këtë dimër

Temperaturat e ulëta, koha e zymtë e reshjet e shiut, nuk duhet të bëjnë askënd të heqë dorë nga stili! Nëse nuk doni të bëheni njësh me kohën, jepini pak ngjyra garderobës suaj, e lexoni më poshtë se cilat janë 5 trendet më të nxehta të këti sezoni të ftohtë.

Kostumet (pantallonë-xhaketë)

Filloni të investoni në një garderobë të pakohë dhe jo në trende sezoni! Të investosh në veshje thelbësore për stinën e dimrit, si pulovrat e kashmirit, pantallonat e stofit, kostumet klasike, do të thotë të ndërtosh një garderobë kapsulë e cila nuk ka nevojë të ndërrohet sa herë ndërrohen vitet. Xhaketat, palltot janë pjesë e veshjes sonë të përditshme këtë periudhë.

“Golfet e ngrohtë, në ngjyra të ndryshme, mëngët e fryra, dizajnet me lule apo materiali i  mëndafshtë janë të gjitha detaje që s’bëjnë as më pak e as më shumë sesa shtojnë feminilitet në pamjen tuaj. Ekspertët sugjerojnë kombinimin e veshjeve femërore me ato të një stili pak më casual për të krijuar një thyerje e për ta bërë look-un tuaj të përshtatshëm për çdo orë të ditës.

Ju nuk keni nevojë të dëgjoni dy herë se këtë vit duhet të vishni një triko të bukur por edhe të ngrohtë. Kjo është një nga veshjet më thelbësore, ndaj këto të fundit duhet të jenë në disa ngjyra e modele në garderobën tuaj. Megjithatë këtë sezon, eksperimentoni me ngjyra të ndritshme, thekët dhe detajet që i bëjnë trikot tuaja të mos duken edhe aq të zakonshme.

Ne po shohim ringjalljen e paletës kafe e look-ut monokromatik  (në periudhën kur këto tone nuk janë edhe aq në modë) . Luani  me hijet e ngrohta të tokës nga koka te këmbët ! Efekti është diçka që duket tepër elegante.