13:15 / E Diele, 23 Korrik 2023 / shkelqim osmanaj

Ja si duket Kim Kardashian në filmin e saj horror (Video)

Traileri i parë i ” American Horror Story ” me pjesëmarrjen e shumëpërfolur të Kim Kardashian është i disponueshëm në YouTube, nga 20 korriku.

Personazhi televiziv duket pothuajse e panjohur me një parukë bjonde, buzëkuq të kuq të ndezur, fustan të zi dhe doreza të gjata duke mbajtur një fëmijë. Në të njëjtën kohë, shfaqen edhe aktorët e saj Emma Roberts dhe Cara Delevingne.

Me elemente nga filmi legjendar horror “Rosemary’s Baby”, sezoni i 12-të debuton me titullin “AHS: Delicate” dhe luan Kardashian, e cila në klipin e parë shfaqet nën tingujt e “Rock-a-Bye Baby”.

Seriali i ri bazohet në romanin “Delicate Condition” nga Danielle Valentine, i cili do të publikohet më 1 gusht dhe do të përshtatet nga producentja ekzekutive Halle Pfeiffer. Ai tregon historinë e një gruaje e cila është e bindur se një forcë e errët po bën gjithçka për të siguruar që ajo të mos mbetet shtatzënë./abcnews