10:29 / E Hënë, 18 Dhjetor 2017 / k.v

Ja si i vidhet kosovarit vetura në Shqipëri

Një kosovari i është vjedhur vetura të shtunën pasdite në aksin rrugor Milot-Rrëshen.

Dy persona të paidentifikuar e kishin gjetur veturën e ndezur pasi pronari i saj kishte dalë për të blerë ujë, transmeton Indeksonline.

“Më datë 16.12.2017, rreth orës 18.30, në aksin rrugorë Fushë Milot-Rrëshen, dy persona të paidentifikuar, pasi kanë gjetur të ndezur e të hapur mjetin e  shtetasin F.K., vjeç 49, banues në Kosovë, kanë marrë mjetin tip “Volksëagen” dhe janë larguar. Drejtuesi i automjetit kishte ndaluar për të blerë ujë dhe e kishte lënë mjetin ndezur”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Policia është duke punuar në identifikimin dhe kapjen e autorëve./Indeksonline/