09:36 / E Martë, 15 Tetor 2019 / indeksADMonline

Ja si ia uroi Werder Bremeni fitoren Rashicës dhe Kosovës

Skuadra gjermane Werder Bremen ka reaguar pas fitores së Kosovës 2:0 kundër Malit të Zi.

Në rrjetin social Twitter, ka uruar “Dardanët” për fitoren dhe yllin e tyre Milot Rashica, transmeton Indeksonline.

“3 pikë në konto. Rashica dhe Kosova fituan 2:0 kundër Malit të Zi. Kur kanë mbetur edhe 2 ndeshje deri në përfundim të kualifikimeve, Kosova ka ende mundësi për të siguruar biletën. Miloti luajti në këtë ndeshje”, shkruan Werder Bremeni, në Twitter.

/Indeksonline/