08:58 / E Martë, 30 Korrik 2019 / indeksADMonline

Ja si mund të keni kaçurrele të përsosura

Me këtë recetë do të arrini në çast efektin e kaçurrelave me ujë të detit

Flokët e valëzuara janë të përsosura kur është kohë e bukur. Duken valëvitëse, mirëpo me ndonjë veshje verore ky stil flokësh është ai i vërteti

Me siguri keni vërejtur që kur dilni nga deti, tallazet janë posaçërisht bukur të formuara. Pikërisht kripa e detit është ajo që e bën këtë efekt.

Kripa e detit flokët i bën më të fortë dhe u jep vëllim dhe teksturë. Për shkak të kripës, tallazet qëndrojnë më gjatë dhe janë më të forta. Ky sprej do t’ju japë pikërisht efektin e tillë në flokë.

Ju nevojiten:

– vaj kokosi,
– xhel aloe vere,
– kripë deti,
– ujë i vluar.

Përgatitja:

Është shumë e thjeshtë dhe e shpejtë. E gjitha që duhet të bëni është që në ujë të shtoni një nga një përbërësit, pastaj t’i tundni mirë – dhe spreji është i gatshëm për përdorim.

Qiteni në flokë dhe pastaj zhubravitni flokët me dorë, në mënyrë që t’u jepni formë tallazesh.