13:55 / E Mërkurë, 09 Nëntor 2022 / C E

Ja si nisi gjithçka në Shkup, goli i Elezit dhe plas dhuna

Një përleshje ka ndodhur në Çair në derbin shqiptar në mes të Shkupit dhe Shkëndijës.

Tifozët vendas janë futur në fushë dhe kanë sulmuar lojtarët mysafir.

E gjithë kjo erdhi pas golit të Elezit në minutën e nëntë që festën zgjodhi ta bëjë para tifozëve kundërshtar.

Në këtë mënyrë, disa persona hynë në fushë dhe filloj përleshja, ku u kërkua ndihma e policisë për të zmbrapsur turmën. /IndeksOnline/