20:31 / E Martë, 30 Janar 2018 / indeksADMonline

Ja si përgjigjet Ramiz Lladrovci ndaj “Listës së zezë”

Sot është riaktualizuar “Lista e zezë”, që përshkruan emrat e politikanëve apo personave tjerë, shtetas të Kosovës, të cilëve u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në mesin e tyre është edhe Ramiz Lladrovci.

Ai ka një përgjigje origjinale ndaj kësaj liste.

Ai në rrjetin social ka publikuar foton në Ambasadën e ShBA-së në Shqipëri, së bashku me ish Ambasadorin Arvizu, para Ambasadës.

Hapësira e ambasadës, konsiderohet si pjesë e sovranitetit të atij shteti.

Shkrimi i plotë i Ramiz Lladrovcit:

Miqësia e ShBA-së ishte, është dhe mbetet me rëndësi historike dhe vlerë për kombin tonë. Përjetë falënderues, gardianit të lirisë në botë, popullit amerikan që u kujdes për ngadhënjimin e të drejtës tonë për liri dhe shtet.”