16:02 / E Premte, 25 Maj 2018 / indeksADMonline

Ja si të kujdeseni për lëkurën gjatë ditëve të verës

Kujdesi ndaj lëkurës gjatë ditëve të nxehta të verës duhet të jetë I shtuar. Për këtë, janë disa hapa që ju duhet ti bëni për të pasur një lëkurë të shëndosh dhe të mos dëmtohet nga rrezet ultraviolet.

Gjatë pjesës së ditës kur temperaturat janë shumë të lartë, zakonisht në mes ditë, është mirë të shmangni ekspozimin ndaj rrezeve të diellit në mënyrë që të ruani lëkurën tuaj nga dëmtimet.

Kremërat adekuatë për mbrojtje nga rrezet e dëmshme të diellit janë të domosdoshme. Konsultohuni me dermatologun tuaj se cilat janë ato që I përshtaten llojit të lëkurës dhe çfarë faktorë duhet të përmbajnë, transmeton Indeksonline.

Lëkura dëmtohet më së shumti gjatë kohës së frekuentimit të plazhit për shkak që ekspozimi direkt ndaj rrezeve të diellit bënë që lëkura juaj të dëmtohet tej mase.

Përpiquni të shmangni ekspozimin direkt ndaj rrezeve të diellit në kohën kur temperaturat shënojnë kulmin./Indeksonline/