75 Mall Live Search
09:48 / E Martë, 25 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Ja si do ta siguroni biletën për Maqedonia Veriore – Kosova

Nga java e ardhshme, më saktësisht nga 2 marsi do të fillojë shitja e biletave për ndeshjen e “Play-Off”-it, Maqedoni e Veriut – Kosovë, ndërsa të njëjtat do të shiten vetëm “online” përmes platformës “MK Tickets”.

Biletat do të jenë vetëm për një person, pra secili tifoz, do të ketë mundësi të blejë vetëm një biletë, me emër e mbiemër dhe me numër të letërnjoftimit. E gjithë kjo është për shkak të rekomandimeve të rrepta të sigurisë nga Ministria e Brendshme.

Nga e hëna e ardhshme të gjithë futbolldashësit, do të kenë mundësinë që të blejnë bileta për tribunën e veriut dhe jugut me çmim prej 300 dhe 400 denar (varësisht nga pozicioni), ndërsa në pikat e shitjes tifozët, duhet personalisht t’i blejnë dhe t’i marrin biletat.

Federata e Futbollit e Maqedonisë së Veriut ka vendosur që një numër i konsiderueshëm i biletave të jepen edhe në lidhjet futbollistike komunale.

Tribuna – perëndimi, do të jetë e rezervuar për tifozët nga Maqedonia e Veritu, të cilët kanë paralajmëruar bashkim, ndërsa tifozët nga Kosova do të jenë në pjesën lindore.

Ndeshja Maqedonia e Veriut – Kosova luhet më 26 mars në Shkup në stadiumin arena “Todor Proeski” me fillim në orën 20:45 minuta.