22:07 / E Martë, 25 Qershor 2019 / indeksADMonline

Ja si t’i parandaloni njollat nga dielli

Dielli i verës është mjaft i rrezikshëm për krijimin e njollave në fytyrë, andaj në këtë periudhë është i domosdoshëm kujdesi për lëkurën më shumë se në çdo periudhë tjetër të vitit.

Kujdesi për lëkurë nuk kërkon shpenzime të mëdha, madje as kohë shumë për të pagatitur disa maska në kushte shtëpie.

Ne ju sjellim dy maska të thjeshta që ju ndihmojnë t’i parandaloni këto njolla:

Maskë me lule shtogu

Shtogu është e njohur si bimë dhe me aromë shumë të mirë.

Lulet me ngjyrë të bardhë lëshojnë disa kokrra, të cilat kanë jo vetëm vlera shëruese, por edhe vlera estetike.

Merrni një sasi të barabartë të lules së zambakut dhe lules së shtogut, të dyja së bashku përziejeni me mjaltë në një enë.

Masën e përftuar, aplikojeni në fytyrë (më shumë në zonat ku bëheni me njolla). Mbajeni për 20-25 minuta dhe më pas shpërlajeni. Kjo maskë shërben edhe për pikat e zeza të fytyrës.

Maska me patate

Një tjetër maskë është me patatet e ziera, të cilat pasi i keni qëruar dhe i keni shtypur, hidhjani pak qumësht.

Përziejeni mirë derisa të përfitoni një lloj pureje. Lyejeni fytyrën çdo mbrëmje dhe mbajeni për 30 minuta.