08:57 / E Shtunë, 23 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Ja stadiumet që e presin Kosovën në Euro 2020 nëse kualifikohet

Kosova e Bernard Challandes e humbi shansin e parë për ta siguruar kualifikimin në Kampionatin Evropian 2020, pasi nuk arriti të zërë vendin e parë apo të dytë në Grupin A, duke mbetur e treta, pas Anglisë dhe Çekisë.

Megjithatë, Verdhekaltrit e kanë edhe një mundësi të dytë për ta zënë një vend në EURO 2020 – përmes fazës së play-offs kualifikues për Evropian, ku e zuri një vend pasi e fitoi Grupin D3 të Ligës së Kombeve.

Rivale të Kosovës në këtë play-off janë tri Kombëtaret e tjera që i fituan grupet e tyre përkatëse në Ligën D të Ligës së Kombeve – Maqedonia, Gjeorgjia dhe Bjellorusia.

Pasi që Maqedonia shfaqi formë më të mirë në grupin e vet, Kosova do të luajë si mysafire në gjysmëfinalen e play-offs. Nëse arrin ta mposhtë Maqedoninë, atëherë do të përballet në finalen e madhe me Gjeorgjinë ose Bjellorusinë për ta zënë një vend në EURO.

Nëse skuadra e Bernard Challandes e siguron kualifikimin në këtë kampionat, atëherë Kosova do ta ketë mundësinë të luajë nëpër disa stadiumet më të mëdha të Evropës, të cilët mund t’i shihni më poshtë.

Stadiumi “Wembley”, Londër

Stadiumi “Allianz Arena”, Munih

Stadiumi “Olimpico”, Roma

Stadiumi “Olympic”, Baku

Stadiumi “Krestovsky”, Shën Petersburg

Satadiumi “Johan Cruyff Arena”, Amsterdam

Stadiumi “San Mames”, Bilbao

Stadiumi “Puskas Arena”, Budapest

Stadiumi “Hampden Park”, Glasgou

Stadiumi “Parken”, Kopenhagë

Stadiumi “Aviva”, Dublin

Stadiumi “Arena Nationala”, Bukuresht