Ja “strofka” ku fshihej vrasësi i policit në Maliq (pamje)
Këto janë pamjet që tregojnë edhe “strofkën” ku fshihej autori i dyshuar Violand Braçellari, i vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosi kolegun të tij, Edison Adri.
Një zonë e pyllëzuar, stan i fortifikuar me kamera sigurie dhe ambiente të mbikëqyrura mirë.
Panorama ka siguruar pamjet ku shihet një stan, ndërsa thuhet se vendi ishte i pajisur me kamera sigurie, ndërsa shërbente si fole për 43-vjeçarin që t’i fshihej policisë.

Mësohet se ai ishte në kërkim nga policia e Vlorës që në 2017-n, ndërsa rezulton i dënuar me mbi 9 vjet burgim për drogë.

