16:45 / E Hënë, 07 Tetor 2019 / indeksADMonline

Ja tabela e Superligës pas javës së 9-të, Ballkani lider i vetmuar

Ballkani i Suharekës ka rimarrë kreun e tabelës derisa ka shënuar fitore në kryendeshjen e javës së nëntë në Superligën e Kosovës në futboll ndaj Prishtinës me rezultat minimal 1-0.

“Portokallinjtë” tani me 20 pikë kryesojnë të vetmuar renditjen tabelare dhe lënë prapa dy pretendentët Feronikelin dhe Prishtinën që bënë sërish hapa prapa në luftën për titullin kampion.

Vushtrria dhe Flamurtari morën nga një pikë në “Ferki Aliu” duke luajtur baras 2-2, por që nuk u shërben edhe shumë për të dalë nga zona e rrezikshme.

Aktualisht kjo është renditja tabelare në Superligë:

Ditën e shtunë do të zhvillohen edhe dy duelet e fundit të javës së nëntë.

Gjilani në shtëpi e pret Dukagjinin, ndërkohë Drenica i bën ‘konak’ Dritës.

Të dy ndeshjet startojnë nga ora 14:30.