75 Mall Live Search
01:02 / E Premte, 30 Mars 2018 / indeksADMonline

Jaguar do heqë modelet R për t’i lejuar suksese SVR-së

Vetëm disa vite më parë, Jaguar F-Type R mori me krenari titullin si maja e makinave sportive të Jaguar. Tani, marka britanike po mendon të heqë modelet e saj R për të lejuar që modelet e markës SVR të shkëlqejnë me të vërtetë.

Gjatë një interviste me Auto Express, drejtori i dizajnit Wayne Burgess, tha se F-Type R dhe F-Type SVR kanë filluar t’i bëjnë konkurrencë njëra tjetrës.

“Të jemi plotësisht të sinqertë Jaguar është një markë jo aq e madhe dhe ndoshta në realitet nuk ka hapësirë të mjaftueshme që secila linjë e modelit të ketë një R dhe një SVR” tha ai.

Më tutje ai deklaron: ” E vërteta e cështjes është se F-Type R është një makinë fantastike dhe në disa aspekte SVR ka një kohë të vështirë për shkak se R është një makinë mjaft e mirë dhe mban vendin e parë” .

“Ndërrimi i një modeli R gjithashtu anashkalon çështjet potenciale të çmimeve ” tha Burgess. /IndeksOnline/

Temat: