00:09 / E Mërkurë, 01 Maj 2019 / indeksADMonline

Jaguar do t’iu paguaj nëse tregoni ku ka gropa

Trafiku i ngarkuar mund të bëhet më pak i bezdisshëm, pasi Jaguar Land Rover ka zbuluar një teknologji të re Smart Wallet që mund të paguajë shoferët për informacion në lidhje me udhëtimin e tyre.

Sipas kompanisë, ata po testojnë një shërbim të ri i cili automatikisht do të ndaj të dhënat e gjendjes së rrugëve – të tilla si bllokimet e trafikut dhe gropat – me ofruesit e navigacionit ose autoritetet lokale, shkruan IndeksOnline. Në shkëmbim, për ndarjen e këtij informacioni, shoferët do të fitojnë kriptovaluta.

Ndërsa kriptovalutat kanë ngecur pak, JLR thotë se shoferët mund të përdorin fitimet e tyre për të paguar automatikisht taksat dhe tarifat e parkimit. Pronarët mund të përdorin poashtu kriptovalutat për të paguar për ngarkimin e automjeteve elektrike ose plug-in hibride.

Mbetet e paqartë kur ose nëse shërbimi do të nisë, por aktualisht po kalon testimin në qendrën e inxhinierisë së softuerit të JLR në Irlandë. Si pjesë e këtij testi, teknologjia ka qenë e pajisur me disa automjete të ndryshme duke përfshirë Jaguar F-Pace dhe Range Rover Velar.

Kompania vuri në dukje se kjo i përshtatet me strategjinë e tyre “Destinacioni Zero” e cila synon të arrijë zero emetime, zero aksidente dhe zero mbingarkesë./IndeksOnline/