Jaguar I-Pace shpallet Makina Evropiane e Vitit
Modeli me bateri elektrike Jaguar I-Pace është shpallur makina e vitit 2019 në një ceremoni në Gjenevë, pas një gare të pabesueshme mes saj dhe coupe-së sportive Alpine të Renault.
Votimi përfundoi me secilën makinë që mori nga 250 vota për kokë, hera e parë kjo që shënohet një barazim që kur tradita nisi në 1964.
Në përputhje me rregullat, votat u rinumëruan për të parë se si anëtarët e jurisë i kishin renditur makinat dhe pas kësaj, Jaguari doli i pari me 18 vende të para dhe Alpine me 16.
Great things come in threes.
— Jaguar (@Jaguar) March 4, 2019
The all-electric #Jaguar #IPACE. German Car of the Year, UK Car of the Year and now European @CarOfTheYear 2019. #ECOTY #CarOfTheYear pic.twitter.com/AIJe1Tiqy0
Kjo është hera e parë që Jaguar fiton një çmim në 55 vitet e kompeticionit dhe sigurisht që e ka kënaqur jo pak drejtorin e dizajnit tek Jaguar, Ian Callum, i cili edhe e mori çmimin. Përveç Jaguarit dhe Alpine, në krye të klasifikimit u renditën edhe Ford Focus i ri, Citroen C5 Aircross, Peugeot 507 dhe Kia Ceed.
Çmimi makina evropiane e vitit është shndërruar tashmë në një institucion dhe luan jo pak rol në tendencat e blerësve të makinave në kontinent.