08:58 / E Shtunë, 20 Korrik 2019 / indeksADMonline

Jaguar Land Rover krijon aleancë me BMW për t’ia përdorur motorët

Kjo aleancë në mes këtyre firmave të njohura të veturave është vendosur që të zgjerojë përfshirjen motorëve me djegie të brendshme.

Dy kompanitë fillimisht ranë dakord të punojnë së bashku në zhvillimin e motorëve me energji elektrike, por sipas burimeve ata tani kanë rënë dakord për atë që është përshkruar si një marrëveshje më e gjerë që përfshin benzinë, naftë për një gamë të gjerë modelesh, transmeton Indeksonline.

BMW do të furnizojë Jaguar Land Rover me motorë me djegie të brendshme, duke përfshirë njësitë katër dhe gjashtë cilindrike in-line.

Për BMW, marrëveshja mbron ekzistencën e kërkimit dhe zhvillimit, prokurimit dhe operacioneve të prodhimit duke shtuar vëllimin përtej markave të veta BMW, Mini dhe Rolls-Royce.

Lajmi i marrëveshjes me motor me djegie të brendshme nga Jaguar Land Rover dhe BMW vjen në një kohë kur autoritetet rregullatore në tregjet kyçe globale po rrisin standardet e emetimit me fokus të veçantë në nivelet e CO2 dhe NOx për të luftuar ndotjen e ajrit.

Duke bashkuar forcat në të dy motorët me djegie të brendshme, Jaguar Land Rover dhe BMW shpresojnë të korrin shpërblimet e ekonomive në rritje të shkallës ndërkohë që ndarja e kostove të zhvillimit të mbetet konkurruese./Indeksonline/.