13:30 / E Enjte, 26 Nëntor 2020 / OSH

Jahjaga: Duhet punuar çdo ditë që listës së grave që kanë humbur jetën nga dhuna të mos i bashkohen më shumë emra

Ish-presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, është bërë pjesë e fushatës 16- ditore kundër dhunës ndaj grave, raporton IndeksOnline.

Ajo përmes një videoje sensibilizuese ka thënë se gratë që kanë humbur jetën si pasojë e dhunës, nuk janë vetëm numra, ato kanë identitet.

Sipas saj këto ditë nuk mjaftojnë për t’i ndalë abuzuesit, duke ftuar kështu që lufta ndaj këtij fenomeni të jetë e vazhdueshme.

“16-ditëshi nuk do t’i ndalë abuzuesit, andaj ne duhet të punojmë çdo ditë të vitit që kësaj liste të mos i bashkohen më shumë emra”, ka shkruar Jahjaga në Facebook.

Postimi i plotë:

.