20:17 / E Shtunë, 04 Maj 2019 / indeksADMonline

Vasfije Krasniqi: Ta dëgjoj e gjithë bota çka më ka bërë Serbia në luftë

Ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga thotë se angazhimi i vazhdueshëm amerikan është i domosdoshme në Kosovë dhe mbarë rajonin për të vendosur drejtësinë e vonuar, 20 vjet pas luftës.

Gjatë një seance dëgjimore në Komisionin e Dhomës së Përfaqësuesve për politikën e jashtme, Jahjaga u kërkoi ligjvënësve amerikanë krijimin e një gjykate speciale që do të merrej ekskluzivisht me hetimin e krimeve të luftës të bëra nga ana e Serbisë ndaj Kosovës.