15:47 / E Hënë, 11 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Jahjaga në Tiranë, takohet me Erion Veliajn

Ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga gjatë një vizite të saj në Shqipëri është takuar me kryetarin e Tiranës, Erion Veliajn.

Përmes një postimi në Facebook, Hahjaga thotë se e ka uruar atë për punën e shkëlqyer dhe për ndërtimin e Tiranës si një qytet modern dhe funksional.

Gjatë këtij takimi, ajo ia theksoi shembullin e mirë që po ofron Veliaj për qeverisje lokale, transmeton Indeksonline.

“Gjatë vizitës në Tiranë pata një takim shumë të ngrohtë me kryetarin e Tiranës, Erion Veliaj. Kryetarin e urova për punën e shkëlqyer që po bën në ndërtimin e Tiranës qytet modern dhe funksional dhe theksova shembullin e mirë që ai po ofron për qeverisje lokale”, ka shkruar Jahjaga./Indeksonline/