10:01 / E Martë, 22 Tetor 2019 / indeksADMonline

Jahjaga takon mbretin Abdullahu II të Jordanisë

​Gjatë vizitës në Mbretërinë Hashemite të Jordanisë, ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga u takua me lartmadhërinë e tij mbretin Abdullahu II në pallatin Al Husseiniya.

Aty biseduan për marrëdhëniet e shkëlqyeshme midis dy shteteve dhe për zhvillimet e bëra drejt emancipimit të grave dhe vajzave, inkuadrimit të tyre në procese vendimmarrëse dhe për hapat e ardhshëm në këtë drejtim.

Jahjaga falënderoi mbretin Abdullahu II për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe për ndihmën e dhënë gjatë kësaj periudhe.