23:21 / E Martë, 11 Qershor 2019

Jahjaga u bën thirrje qytetarëve të dalin në shesh për t’i falënderuar Clinton e Albright

Nesër në Kosovë shënohet 20 vjetori i hyrjes së forcave të NATO-s dhe çlirimit të vendit.

Për nder të kësaj dite janë paraparë aktivitete të ndryshme në Prishtinë, ku mund të marrin pjesë qytetarët për të mirëpritur ish-presidentin Clinton e ish-sekretaren Medeleine Albright.

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në shesh për t’’i falënderuar Clinton e Albright.

 “Nesër shënojmë 20 vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë. Për të shënuar këtë përvjetor historik të Kosovës, kemi ftuar miqtë dhe aleatët tanë me të cilët ndajmë vlerat e përbashkëta të paqes, lirisë dhe demokracisë. Jemi mëse të nderuar si vend, si popull që bashkë me ne do jenë miqtë tanë të mëdhenj, më meritorët që ne po festojmë këtë përvjetor”

“Jemi mëse të nderuar me prezencën e ish-presidentit Bill Clinton, ish-sekretares Madeleine Albright, dhe të shumë mysafirëve tjerë.  Miqtë të cilët s’na harruan asnjëherë, t’i falënderojmë me prezencën Tuaj në sheshin “Skënderbeu”, nesër që nga ora 11:00. Prania Juaj është falënderimi më i madh, për gjithë atë çfarë Clinton, Albright dhe miqtë tjerë bënë për vendin tonë! Shihemi nesër në sheshin “Skënderbeu”!”, ka përfunduar shkrimin Jahjaga./Indeksonline/