10:17 / E Martë, 23 Gusht 2022 / B O

Jahti superluksoz arrin në Kroaci, qiraja javore kushton 1.5 milionë euro!

Në portin e Pulës në Kroaci ka arritur dje jahti superluksoz, Lady S.

Ky jaht lundron nën flamurin e ishujve Kahman dhe është një nga më luksozët në botë. Qiraja javore e tij kushton 1.5 milionë euro, shkruan Indeksonline.

Lady S është 93 metra i gjatë, 14 metra i gjerë dhe është ndërtuar në vitin 2019.

Jahti ka kinema të jashtme dhe të brendshme, pishinë, fushë golfi, klub nate, dhoma masazhi, wellness, palestër, sauna, xhakuzi…

Lady S ka ardhur në Kroaci nga porti i Sardenjës, ndërsa nuk janë dhënë detaje se kush po qëndron në të./Indeksonline/