13:24 / E Mërkurë, 20 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Jakup Krasniqi: Mbrojtja edhe me taksën 100% ishte e domosdoshme!

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, përmes një shkrimi të publikuar në faqen zyrtare Facebook ka folur për takën 100 %, që u vendos sot një vit ndaj produkteve serbe.

Ai ka thënë se mbrojtja edhe me taksën 100 për qind ishte e domosdoshme.

“Shkurt, kushdo nga shqiptarët, kudo që jetojnë a gjallërojnë ata, nëse nuk e dinë pse ka ardhur deri të taksa e 100%, ai apo ata nuk e dinë as kah kanë ardhur e as në ç’drejtim duhet shkuar! Ata duhet ta dinë se, as rruga e luftës që zgjodhem dje e as taksa e re që u vendos para një viti, nuk ishin zgjedhje të dëshirueshme, ishin çështje të domosdoshme që na i pat imponuar SERBIA E POLITIKËS SË GJENOCIDIT”, ka shkruar Krasniqi, përcjellë Indeksonline.

Ndërkaq ish-kryetari i Kuvendit ka thënë se kushdo që kërkon heqjen e taksës sot, duhet ta dinë se kërkesa duhet t’i drejtohet Beogradit zyrtar, që ai të distancohet qartazi nga politikat e gjenocidit e të agresioneve diplomatike të Beogradit ndaj Kosovës dhe të ardhmës së saj.

“Shkurt faji i politikës shqiptare nuk është vendosja e taksës, por vonosa e politikës sonë lakmitare për grabitje e jo për ndërtim të shtetit të se drejtës.

Taksa duhet të hiqet vetëm pasi të nderpritet çdo agresivitet i Beogradit”./Indeksonline/