17:27 / E Martë, 06 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Jam dashuruar në një grua më të vjetër, nëna do më vrasë…

Jam në një lidhje më një grua më të vjetër se unë, por ndihëm pa shpresë pasi kur të merr vesh nëna ime nuk do na lejojë kurrë që të jemi bashkë.

Unë jam 24 vjeçar dhe deri më tani kam pasur lidhje me shumë vajza të moshës time, por asnjëra nga to nuk më ka tërhequr për një kohë më të gjatë. Ndjenjat gjithmonë mi kanë zgjuar femrat rreth të tridhjetave dhe të katërdhjetave e ndonjëherë edhe më të vjetra se kaq.

E dashura ime aktuale është 44 vjeçe. Ne takohemi së paku një herë në javë dhe seksi me të është mrekulli.

Unë kam shtëpinë time dhe bëj çfarë të dua por familja ime është aziatike dhe ata nuk kanë ide se çfarë moshe ka e dashura ime. Ajo është shumë e mirë dhe e këndshme por nëna ime nuk do na lejojë kurrë që të jemi bashkë.

Përgjigja e psikologes:

Ka një arsyeje pse ti gjithmonë tërhiqesh nga femrat më të vjetra në moshë. A është kjo thjeshtë një rebelim ndaj familjes tënde apo thjeshtë ndihesh më i sigurt të krijosh familje me femrat më të vjetra?

Unë e kuptoj presionin, por nëse mendon se ajo është e vetmja që mund të të bëjë të lumtur, atëherë mos u ndal./Indeksonline/