08:03 / E Enjte, 14 Janar 2021 / Blerim

‘Jam e adoptuar’: ish-Miss Shqipëria sqaron deklaratën e 3 viteve më parë

Niki Delijorgji, ish-Miss Shqipëria dhe vajza e biznesmenit Mihail Delijorgji, në një intervistë për Thumb në 2017-ën, pyetur për marrëdhënien me babain, tha se “është e adoptuar” dhe se i ati “nuk e kundërshton për gjërat që bën duke qenë se në moshën e saj i ka kaluar edhe vetë”.

Gjatë pyetjeve të shkurtra në After Party, Niki sqaron “deklaratën”, duke thënë:

“Ishte e gjitha shaka, nëse s’e keni kuptuar.”

Në intervistën e atëhershme, modelja dhe këngëtarja pranon biseksualitetin dhe shprehet se “s’i intereson Shqipëria”.

Sidoqoftë, pak kohë më parë, në Instastory, ajo është shprehur se ndihet disi e penduar për intervistën që ka bërë atëherë, duke thënë se “do donte të fshihej fare”.