09:39 / E Hënë, 26 Gusht 2019 / indeksADMonline

“Jam me fat që të kam” : Kim krenare me djalin e saj

Kim Kardashian është një fytyrë e njohur në të gjithë botën, kjo për shkak se ajo ka famën dhe vëmendjen e mediave për shkak të paraqitjeve që bën, shkruan Indeksonline.

Sipërmarrësja, modelja e aktorja Kardashian duke gëzuar forma të ‘përthyera’ truprore dhe një bukuri që vlerësohet nga publiku, ajo është tejet e dashur për miliona fansa që e ndjekin atë hap pas hapi.

Përpos sukseseve në karrierë, Kim është mjaft e suksesshme edhe në jetën familjare.

Me partnerin e saj reperin Kanye West ata gëzojnë një familje mjaft të madhe dhe të shëndoshë, me gjithsej 4 fëmijë deri tani.

Së fundmi Kim ka publikuar një fotografi me djalin e vogël duke shkruar : “Djali im i vogël, më i ëmbli! Ai sinqerisht është foshnja më e mirë. Fle gjatë natës, dhe shumicën e kohës është i qetë. Jam me shumë fat!” /Indeksonline/