22:14 / E Shtunë, 29 Shkurt 2020 / indeksADMonline

James Charles kërcënohet nga shoferi i “Uber”

James Charles thotë se ishte kërcënuar nga shoferi i “Uber” gjatë kohës që ishte në Orlando.

20-vjecari përmes një postimi në Twitter i ka kërkuar kompanisë që ta kontaktojnë, shkruan Indeksonline.

“Ckemi Uber, njëri nga shoferët e juaj në Orlando, mua dhe punonjësin tim na ka thënë kurva, dhe na kërcënoi që të na godiste. Ju lutem më kontaktoni sa më shpejtë të jetë e mundur”, tha James.

Reagimi i kompanisë ishte mjaft i shpejtë.

“Në e marrim këtë shumë seriozisht. Ju lutemi na dërgoni email adresën dhe numrin e telefonit tuaj që t’ju kontaktojmë”, thanë nga kompania.

Jamës ka punuar për “Uber” për një fushatë krenarie në vitin 2017./Indeksonline/