16:33 / E Mërkurë, 28 Prill 2021 / Blerim

James Kraft zyrtarizon meçin e radhës, lufton kundër 42-vjeçarit

James Kraft, boksieri kosovar ka zyrtarizuar meçin e radhës.

Kraft do të rrahet në ‘Universum’ me ish-kampionin, Felix Sturm dhe do të jetë një nga luftërat më interesate të vitit në Gjermani, shkruan IndeksOnline

Sturm është 42-vjeçar dhe ka 50 luftëra në total. Ai ka shënuar 41 fitore, 18 prej tyre janë me nokaut (KO), 6 humbje dhe 3 barazime.

24-vjeçari Kraft ka 19 fitore, 10 prej tyre me nokaut (KO).

Meçi do të zhvillohet në Hamburg të Gjermanisë më datën 19 qershor./IndeksOnline/