18:57 / E Enjte, 15 Gusht 2019 / indeksADMonline

James Rodriguez nuk është në shitje

Gjigantët spanjollë Real Madrid raportohet se kanë marrë një vendim tjetër për James Rodriguez, pasi që lojtari më parë ishte në listën e lojtarëve që mund të largohen nga Real Madridi.

Rodriguez ka qenë i përfolur për tu transferuar tek Napoli dhe Atletico Madrid.

Por raportimet e fundit thonë që Florentino Perez ka vendosur të heqë James nga tregu, transmeton Indeksonline.

Vendimi raportohet të jetë i formës së prerë dhe Real nuk do lejojë që lojtari të largohet. Ky vendim ndoshta mund jetë marrë për shkak të lëndimit të Marco Asensio dhe betejës së Realit për marrjen e Neymarit nga PSG.

Fillimisht, besohej se Zidane nuk e sheh Rodriguezin si pjesë e planeve të tij në sezonin 2019-20, por gjërat tani duket se kanë ndryshuar në mënyrë dramatike./Indeksonline/.