Janari i “nxehtë” për Donis Avdijajn, kjo mund të jetë skuadra e re?
Donis Avdijaj me shumë gjasa do të largohet nga Schlake gjatë mini-afatit të janarit.
Futbollisti i Përfaqësuese së Kosovës ka pasur disa probleme të mëdha me trajnerin e skuadrës gjermane, Domenico Tedesco, duke humbur kështu vendin startues dhe bankën rezervë, shkruan IndeksOnline.
Kjo situatë nuk po i pëlqen aspak kosovarit, i cili është duke kërkuar një klub të ri.
Klubi i parë dhe serioz që ka shprehë interesim për t’i siguruar shërbimet e Donisit është APOEL Nicosia.
Lajmi është konfirmuar edhe nga mediat qipriote.
Përveç Avdijajt, APOEL-i i cili ishte në grup të Ligës së Kampionëve me Dortmundin, Real Madridin dhe Tottenhamin, është interesuar edhe për lojtarin e Shqipërisë, Ergys Kaçen./IndeksOnline/