“Janë më të mirët në histori”, Vincet Kompany mezi pret përballjen ndaj Real Madridit
Trajneri i Bayern Munich-ut, Vincent Kompany, ka komentuar përballjen e ardhshme të madhe ndaj Real Madridit në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.
Në një deklaratë të tij, Kompany vlerësoi maksimalisht kundërshtarin spanjoll, duke e cilësuar si skuadrën më të suksesshme në historinë e kompeticionit, shkruan Indeksonline
“Real Madridi është skuadra më e mirë në historinë e Ligës së Kampionëve, kështu që do të jetë një sfidë e mirë për ne. Ne duam të fitojmë”, u shpreh ai.
Shorti i çerekfinaleve ka vendosur përballë dy gjigantë të futbollit europian, me Bayern Munich-un që do të kërkojë të tregojë forcën e tij ndaj rekordmenëve të trofeve në këtë garë./Indeksonline/

