12:24 / E Mërkurë, 20 Tetor 2021 / OSH

Janë publikuar pamjet e para të filmit “Scream 5”

Është lansuar traileri zyrtar i filmit horror, “Scream 5”.

Me regji të dyshes, Matt Benttinelli-Olpin dhe Tyler Gillett, vazhdimi i pestë i filmit klasik të frikshëm e vazhdon historinë e projektit “Scream 4”, teksa një vrasës i ri e përvetëson maskën e fantazmës, 25-vjet pas vrasjeve të famshme që zunë vend në Woodsboro.

Yjet e filmave të parë, Neve Campbell, Courteney Cox dhe David Arquette, i përsërisin rolet e tyre edhe në këtë projekt të ardhshëm derisa kastës i janë shtuar edhe aktorët e rinj: Melissa Barrera, Kyle Gallner, Mason Gooding, Mikey Madison, Dylan Minnette, Jenna Ortega, Jack Quaid, Marley Shelton, Jasmin Savoy Broën dhe Sonia Ammar.

Ky është filmi i parë “Scream” që nuk vjen me regji të Wes Cravenit, i cili vdiq në gusht të vitit 2015.

Filmi i parë “Scream” i lansua në vitin 1996 dhe u shndërrua në hit të filmave horror, dhe u bë pjesë e projekteve të preferuara të këtij zhanri nga publiku, si “Halloëeen”, “Friday the 13th” dhe “A Nightmare On Elm Street”.

“Scream 5” do të lansohet nëpër kinema më 14 janar të vitit të ardhshëm.