11:45 / E Enjte, 21 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Janë të gjithë te Liverpooli, mungon Salah!

Mohamed Salah nuk është paraqitur në foton zyrtare të festave të fundvitit te skuadra e Liverpoolit.

Ylli egjiptian mungon në fotografinë e publikuar në faqen e klubit ku të gjithë futbollistët dhe trajneri Klopp shihen me kapelën e babadimrit.

Por, këtë nuk duhet ta marrin me shqetësim tifozët e kësaj skuadre.

Arsyeja e mungesës së Salah është besimi fetar pasi që egjiptiani nuk i njeh Krishtlindjet dhe Vitin e Ri./Indeksonline/