“Janë të shpikura”, Soni Malaj shokohet kur sheh lajmet për të derisa ndodhet në “Ferma VIP”
“Avantazhi i breshkës” solli emocione dhe debat mes banorëve të fermës, të cilët patën mundësinë të merrnin informacione nga jashtë.
Romir Zalla u emocionua pasi mori një letër nga vajza e tij, e cila i tregoi se është pranuar në master për film dhe po pret përgjigje për bursë.
Ndërkohë, Vanesa refuzoi të shohë informacionet nga jashtë, duke thënë se mund të ndikojnë në gjendjen e saj emocionale.
Nga ana tjetër, Soni Malaj pa titujt e portaleve, por kundërshtoi deklaratat që po qarkullonin, përfshirë edhe një koment të Jonida Maliqi në “Ferma Club”.

