12:06 / E Shtunë, 27 Tetor 2018 / indeksADMonline

Janë tri sportele të mjekëve e vetëm një punon, tollovi në QMF-ën e Fushë Kosovës

Mosrespektimi i orarit të punës nga mantelbardhët, është një dukuri me të cilën pacientët anembanë vendit përballen shumë shpesh.

Kështu ndodhi edhe sot në mëngjes në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Fushë Kosovë.

Një lexues i portalit Indeksonline që kishte shkuar për disa shërbime në këtë qendër, ka thënë se gjendja atje është katastrofë.

Sipas tij, në tre sportelet sa janë në dispozicion për palët, vetëm njëri prej tyre punonte sot.

Mungesa e mjekëve padyshim që ka shkaktuar tollovi dhe pritje të gjata të pacientëve, të cilët kishin shkuar për t’u shëruar e jo për të pritur.

Shikoni pamjet e mëposhtme. /Indeksonline/