12:19 / E Hënë, 30 Korrik 2018 / indeksADMonline

Janjiq: Serbët e Kosovë i kanë mbushur valixhet!

Dushan Janjiq, i njohur si Udhëheqësi i Forumit për Marrëdhënie Etnike ka deklaruar se politikanët serb nuk po arrijnë t’i kuptojnë serbët që jetojnë në Kosovë.

Janjiq ka thënë se ata nuk kuptojnë se çfarë praktikisht do të thotë ndarja, e cila sipas tij do të thoshte rritje të mundësive për luftë.

“Nuk është gjë e thjeshtë. Serbët në veri tashmë kanë mbushur valixhet e tyre, ata e dinë shumë mirë se konfliktet vijnë kur territoret ndahen ose shkëmbehen”, ka thënë Janjiq për Danas, transmeton Indeksonline.

Janjiq poashtu ka deklaruar se realizimi i kësaj dëshirë të autoriteteve serbe për ndarje apo shkëmbim të territoreve nuk është fare reale.

“Këmbimi apo ndarja e territoreve shpie në mundësi reale të luftës pa marrë parasysh marrëveshjet e mundshme. Për këtë arsye as Amerika dhe as Bashkimi Evropian nuk do të pranojnë. Kjo nuk do të ndodhte sikur Serbia dhe Kosova, përkatësisht të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të ishin anëtarë të NATO-s, pasi nuk është kështu, tregimet për ndarje apo këmbim janë krejtësisht të pavërteta”, ka përfunduar Janjiq./Indeksonline/