11:44 / E Martë, 27 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Januzaj i kënaqur me asistimin e mbrëmshëm, zbulon nëse pësoi lëndim

Real Sociedadi regjistroi një fitore mjaft të rëndësishme mbrëmë kundër Celta Vigos në kuadër të La Ligas.

Në ndeshjen e zhvilluar në ”Anoeta”, Sociedadi mposhti Celta Vigon me rezultat të ngushtë, 2-1.

Në këtë ndeshje, Adnan Januzaj, reprezentuesi belg me prejardhje shqiptare, startoi nga minuta e parë, transmeton IndeksOnline.

Ai kontriboi në fitoren e Sociedadit duke dhuruar një asistim te goli i David Zurutuzas në minutën e 47-të.

Dhe në minutën e 63-të, ai largua nga loja shkaku i frikës për një lëndim në gjurin e tij.

Por, tani Januzaj ka qetësuar tifozët, duke thënë se nuk ka asgjë serioze dhe se është i kënaqur me kontributin e tij mbrëmë.

”Fitore e rëndësishme mbrëmë, asistim dhe plus tre pikë. Asgjë për t’u shqetësuar për lëndimin tim, vetëm doja të merrja masa paraprake dhe ta mbroja gjurin tim. Faleminderit juve për dashurinë”, shkroi Januzaj në Twitter./IndeksOnline/