Adnan djali rrëfehet për gazetën spanjolle, thotë se e meriton një skuadër më të madhe
Adnan Januzaj ka dhënë një intervistë për gazetën prestixhioze spanjolle, “Marca”. Djaloshi kosovar me pasaportë belge ka thënë se e meriton një skuadër më të madhe sa sa Real Sociedad.
Por, Januzaj ka konfirmuar se është i lumtur atje dhe se priten gola në ndeshjet e radhës.
“Kam patur probleme për 4 muaj me një lëndim, dhe tani e kam lënë prapa. Jam në formën më të mirë aktualisht dhe nga ndeshja në ndeshje po e rris nivelin tim të lojës. Aktualisht po ndihmoj më shumë bashkëlojtarët me asiste, por në ndeshjet e radhës do të shënoj edhe gola. Tani jam pjekur si lojtar dhe kam ambicie më shumë, E di që kam kualitete për të luajtur në një ekip, por edhe Sociedad është ekip i mirë dhe po e shijoj jetën këtu” ka thënë Januzaj.
Djaloshi me prejardhje nga Istogu ka thënë se shumë skuadra evropiane janë duke e kontaktuar agjentin e tij.
“Ka shumë skuadra evropiane që po bisedojnë me agjentin tim. Por, i kam thënë atij se momentalisht jam i lumtur këtu. Ditën kur do largohem nga Sociedad do t’i bëj tifozët e kësaj skuadre të ndjejnë dashuri për mua” ka thënë Januzaj./Indeksonline/