17:39 / E Martë, 27 Dhjetor 2022 / shkelqim osmanaj

Januzaj mund të transferohet te Antwerpi i Mujës

Adnan Januzaj pritet të largohet nga Sevilla, pasi do t’i ndërpritet kontrata. Si rezultat, ai mund të largohet falas.

Në Belgjikë, janë dy skuadra që kanë shprehur interesim për nënshkrimin e tij, Antwerp dhe Club Brugge.

Te Antwerpi, do ta gjejë një tjetër lojtar kosovar, Arbnor Muja, i cili gjatë afatit të kaluar kaloi te kjo skuadër.

Afati kalimtar i transferimeve në Belgjikë hapet më 4 janar