18:42 / E Enjte, 07 Janar 2021 / B O

Japoni, shitja e automjeteve të reja në vitin 2020 në nivelin më të ulët të 9 viteve të fundit

Shitja e automjeteve të reja në Japoni vitin e kaluar ka arritur nivelin më të ulët që nga viti 2011.

Unioni i Tregtarëve të Automjeteve në Japoni (JADA) në raportin vjetor të publikuar vuri në dukje se shitjet e automjeteve të reja në vitin 2020 kanë rënë për 11,5 për qind në krahasim me një vit më parë.

Megjithëse industria e automjeteve pa një rimëkëmbje afatshkurtër pas gjendjes së jashtëzakonshme që përkoi me periudhën prill-maj, kompanitë japoneze pësuan humbje të shitjeve gjatë gjithë vitit.

Sipas raportit, prodhuesit e automjeteve shitën 4.598.615 automjete të reja në të gjithë vendin vitin e kaluar, duke përfshirë mini makina me vëllime të motorëve deri në 660 cc. Nëse nuk përfshihen automjetet mini, shitjet u ulën me 12,3 për qind në 2.880.527.

Krahasuar me vitin e kaluar, Toyota pa një rënie prej 5,8 për qind të shitjeve, ndërsa rivalët e saj përjetuan humbje me përqindje dyshifrore. Në të njëjtën periudhë, Mitsubishi pësoi humbje prej 41,3 për qind dhe Nissan 27,5 për qind.

Në recesionin ekonomik të vitit 2011, kur ndodhi katastrofa e tërmetit dhe cunamit në verilindje të vendit, shitjet ranë me 15,1 për qind dhe 4.210.000 automjete të reja ishin shitur në të gjithë vendin.